Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u takuan sot në pallatin Elysse.
Macron i bëri thirrje Francës dhe Gjermanisë që të luajnë rolin e tyre për një Evropë të fortë dhe të bashkuar, që di se si të mbrojë interesat e saj, veçanërisht ndaj Amerikës dhe presidentit Donald Trump.
“U takon më shumë se kurrë evropianëve, dhe si rrjedhim dy vendeve tona, të luajnë rolin e tyre të plotë për të konsoliduar një Evropë të bashkuar, të fortë dhe sovrane,” – tha kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë konferencës për shtyp pas takimi të tyre në Pallatin Elysee.
“Një Evropë e përkushtuar ndaj lidhjes transatlantike, e cila gjithashtu di të artikulojë interesat e veta dhe t’i mbrojë ato me vlerat dhe instrumentet evropiane“, – tha kancelari gjerman.
Presidenca e dytë e Donald Trump pritet të jetë një “sfidë” për Evropën, Evropa nuk do të mposhtet dhe do të jetë një partner i sigurt përballë Shteteve të Bashkuara, shtoi Olaf Scholz..
“Presidenti Trump do të jetë, është e qartë, një sfidë që ne duhet të përballojmë… Evropa nuk do të mposhtet, as nuk do të fshihet, por do të jetë një partner konstruktiv dhe me vetëbesim”, – tha kancelari gjerman.