Lionel Mesi bëri një gjest të veçantë për shokët e tij të Argjentinës dhe stafit teknik të skuadrës, pasi porositi 35 celularë “iphone 14” të veshur me ar 24 karatësh dhe të gdhendur emrin e secilit prej tyre, me një shifër totale të shpenzuar prej 200 mijë eurosh.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Ben Lions, pronar i kompanisë “iDesign Gold” dhe në fakt të dy kanë pasur një takim në Paris, me rastin e çmimit të Mesit si lojtari më i mirë i FIFA-s.

“Leo donte të bënte diçka të veçantë dhe të bukur për të festuar arritjen e madhe të fitimit të Kupës së Botës. Ai nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë, ai është një nga klientët tanë më besnikë dhe na kontaktoi disa herë pasi fitoi Kupën e Botës.I ofrova telefonat iphone me ar 24 karat dhe me emrat e secilit të gdhendur në to dhe ati i pëlqeu ideja”, u shpreh pronari i kompanisë.