I ka kushtuar shtrenjtë mësuesit një veprim dhune ndaj një nxënëseje.

Ngjarja është regjistruar në Greqi, ku një mësues ka dhunuar një nxënëse në mes të klasës. 

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Athinë, ndërsa nxënësit e tjerë që kanë qenë të pranishëm, për shkak të dhunës së ushtruar nga mësuesi ndaj nxënëses kanë vendosur që të bëjnë po të njëjtën gjë ndaj mësuesit.

Ata e kanë dhunuar atë, ndërsa pas ngjarjes, të indinjuar nga lëvizja e papranueshme e mësuesit, nxënësit i kanë përmbysur dhe i kanë thyer makinën, citon protothema.gr.

Në një kohë kur bullizmi dhe dhuna në përgjithësi po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në shkolla, mësuesi zgjodhi të vazhdojë këto “praktika” me sjelljen e tij të papërshtatshme.