Autoritetet kanë arrestuar një mësuese 34-vjeçare nga New Jersey pasi akuzohet se ka sulmuar seksualisht një djalë 11-vjeçar me të cilin kishte edhe një fëmijë!
Laura Caron takoi djalin e mitur dhe vëllait të tij në Shkollën Fillore të Mesme Township #2. Prindërit e djalit thanë se ishin në marrëdhënie miqësore me 34-vjeçaren dhe i lejuan dy djemtë dhe motrën e tyre të flinin në shtëpinë e saj dy herë në javë.
Sulmi seksual i 34 -vjeçares ka nisur në vitin 2016 dhe dyshohet se ka vazhduar të paktën deri në vitin 2020. Dyshimet e para kanë ardhur nga motra e të miturit, e cila ka bërë edhe fletëthirrjen përkatëse, pasi ka vënë re se vëllai i saj zgjohej shpesh në krevatin e Karonit në dhomën që flinin të gjithë bashkë.
Ajo dëshmoi në polici se kur vëllai i saj po bënte banjë, mësuesja e tij hynte në dhomë me të dhe mbyllte derën.
Edhe vëllai i tij kishte dëshmuar për sulm seksual ndaj djalit.
Sipas 6ABC, djali dyshohet se pranoi në një mesazh me tekst motrës së tij se ai kishte një fëmijë me Karon, i cili tani është pesë vjeç, duke i kërkuar asaj që ta mbante sekret. Kur u mor në pyetje nga policia, ai pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me 34-vjeçaren dhe se fëmija ishte i tij.
Pas shpalljes së ndjekjes penale dhe arrestimit të mësueses 34-vjeçare, drejtuesit e shkollës ku ajo punonte e vendosën me leje pa pagesë.