13 maj 2015 – Ka ndodhur në Bulqizë një sherr i tillë. Mësuesja e Informatikës, Tefta Kica mësohet se ka goditur drejtoreshën e gjimnazit, Florinda Gurra. Konflikti nisi pasi Gurra i ka komunikuar shkarkimin vartëses së saj. Kjo e fundit i ka kërkuar llogari, duke përfunduar deri në kapjen nga flokët të drejtoreshës. Nga burime jozyrtare pohohet se shkak për këtë situatë u bë prania e mësueses në një aktivitet të kandidatit demokrat për kryetar bashkie. Drejtoresha ka bërë denoncim dhe pritet marrja e dëshmive nga palët për të konkluduar mbi shkaqet.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”