Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka anuluar urdhrin e paraardhësit të tij Gledis Nano për hapjen e konkursit për gradën Kryekomisar.

Nga burimet mësohet se urdhri i ri mban datën 20 shtator.

Në këtë konkurs do të konkurrohej për 75 vende të lira për këtë funksion dhe është anuluar me motivacionin e ristrukturimit të policisë.

Met Rrumbullaku merr vendimin e papritur, ja për çfarë