PËRMET- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta së bashku me Vangjel Tavon kanë zhvilluar sot një takim me strukturat e LSI-së në Përmet. 

Përpara tyre Meta ka thënë se “Vota e 23 qershorit për LSI është për një Shqipëri më të shpejtë”. Ndër të tjera Meta nënvizoi se duhet vullnet politik për garantimin e votës së qytetarëve. 

Ai deklaroi nga Përmenti se politka nuk duhet të bëhet pengesë e integrimirt për interesa elektorale. 

Sipas Metës, “LSI është parti e njerëzve të lirë që duan të ecin drejt integrimit. Të ecim më shpejtë nuk është slogan, por sfida jonë e qytetarëve”.