Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se fitorja e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” më 11 maj është e pandalshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta e cilësoi Lezhën si pikënisjen e një rrugëtimi fitimtar.

“Një nisje e shkëlqyer e rrugëtimit të fitores nga Lezha e Besëlidhjes. Fitores Madhështore më 11 Maj nuk ja ndal dot askush udhën”, shkruan Meta.

Ai uroi suksese aleancës së tij me Partinë Demokratike dhe shprehu besimin se kandidati Viktor Tushaj do të marrë mbështetje masive në Qarkun e Lezhës.