Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një psotimi në Facebook, ju ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që në zgjedhjet e 14 majit të japin një mesazh të fortë ndryshimi.

Sipas Metës sot është koha që të kujdesen për ata që gjithmonë kanë qenë mbështetja më e madhe, për nënat, gratë, rininë dhe jo vetëm.

Postimi i Metës:

Me zgjedhjet e 14 Majit të japim një mesazh të fortë të ndryshimit, të japim një mesazh të fortë të një qeverisje njerëzore dhe një qeverisje njerëzore pa një kujdes të veçantë për moshën tuaj, për moshën e tretë, për nënat dhe baballarët tanë nuk mundet që të ketë.