Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pritur ditën e sotme ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, cili i dorëzoi Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.

Përmes një statusi në”Facebook”, Meta shkruan se funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane.Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes.”- shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Sh.T.Z. Luigi Soreca më dorëzoi sot Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.
Funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj të anëtarësimit në BE.
Duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane.
Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes.