Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale për një fundjavë të mbarë, teksa publikon disa imazhe të një dasme.

Në ritmet e muzikës patriotike të dasmës në Nikaj-Mërtur, Meta uron çiftin Monda dhe Marku një jetë të lumtur.

“Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë atmosferë festive, sot nga një dasmë e jashtëzakonshme e një familje patriotike të Nikaj-Mërtur! Të trashëgohen Monda dhe Marku! Të gëzohen dhe të shtohen shqiptarët kudo!”