Ndërsa bashkëshortët e tyre përgatiteshin për debatin e parë Michelle Obama dhe Ann Romney pranuan se ndiheshin nervoze. Zonja e parë deklaroi se debatet e bënin përherë nervoze. Më duket vetja si ata prindër që shohin fëmijën e tyre që mban ekuilibrin mbi një litar. Përpiqesh të qëndrosh aty pa u vënë re, pa transmetuar emocione përmes mimikës”,- pranon Michelle. Bashkëshortja e Obamës, megjithëse pak më e mësuar sesa rivalja e saj, meqë Barak e ka kaluar një situatë të ngjashme 4 vite më parë, dukej e përfshirë nga emocionet ndërsa priste debatin e parë.

Nga ana e saj bashkëshortja bionde e Mitt Romney-t në vend që të tregonte për emocionet dhe ndjesitë e saj parapëlqeu të fliste për ato të burrit të saj. “Sa herë që Mitt ngjitet në podium heq orën. Pastaj merr një copër letër ku shkruan fjalën “baba”. Duket e pabesueshme, por kështu ndodh. Ai e do të atin, e ka respektuar gjithnjë. Kjo mesa duket është mënyra e tij për ta pasur në krah. Ai nuk do të bëjë asgjë për të cilën i ati mund të mos ndihet krenar”, thotë Ann e emocionuar. Ashtu si Michelle edhe Ann uron që bashkëshorti i saj të paraqitet sa më mirë në debat.