20 maj 2015 – Travers Beynon, një miliarder nga Australia, është bërë i famshëm pasi shfaq në Instagram foto nga jeta e tij e çmendur. Por tashmë, ai është nën akuzë nga vjehrri dhe vjehrra, të cilët janë të shqetësuar se nipat dhe mbesat e tyre po rriten në një shtëpi, e cila është kthyer në një vend festash të çmendura erotike.

Beynon i njohur dhe si “Hugh Hefner” i Australisë, jeton në një vilë që kushton 3.7 milionë dollarë, është i martuar me Taeshan dhe ka katër fëmijë.

Ndërsa, gjyshërit e fëmijëve thonë se ata nuk janë lejuar që t’i takojnë kurrë, si nipërit ashtu dhe vajzën e tyre.

Taesha është gruaja e ligjshme e Baynon-it, por krevatin me të e ndajnë dhjetëra femra seksi.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/