Një biznesmen britanik i quajtur Haakon Overli, 52 vjeç, ka tradhtuar gruan e tij me një refugjate ukrainase të cilën e kishin mirëpritur në shtëpinë e tyre pas pushtimit të Rusisë.

Vetëm disa javë pasi ajo u transferua, milioneri la gruan e tij, Imogen Overli dhe fëmijët dhe u transferua me të dashurën e tij në një shtëpi tjetër.

Sipas “Daily Mail”, Overli ka lobuar aktivisht te politikanët britanikë për të ndihmuar në sjelljen e refugjatëve në Mbretërinë e Bashkuar nga Ukraina që nga fillimi i luftës në mars.

Thuhet gjithashtu se ai është përpjekur për javë me radhë për të përshpejtuar dhënien e vizës së të dashurës së tij.

Overli ka postuar vazhdimisht në “Twitter” mbështetjen e tij për sjelljen e refugjatëve ukrainas në MB që nga fillimi i pushtimit rus në fillim të këtij viti.