Në “Air Albania” është luajtur një ndeshje miqësore mes Partizanit dhe Romës.
Roma është rikthyer në Shqipëri, por këtë herë jo për të luajtur një ndeshje finale të Conference League, por për të zhvilluar një test miqësor.
Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho ka mbyllur me sukses sfidën, në stadiumin i cili sjell kujtime të mira për verdhekuqtë që fituan aty një vit më parë Ligën e Konferencës.
Ndeshja u mbyll 2-1 për Romën, ku El Shaarawy dhe Belotti shënuan në favor të italianëve, ndërsa ekipi i Partizanit rrëmbeu në penallti një gol nga Cara.
Partizani: Hoxha; Baruti, Preka, Buxhelaj, Hadroj; Bilali, Maget, Kote; Grezda, Keko, Bintsuka / Trajner: Zoran Zekiç
Roma: Rui Patricio; Llorente, Mancini, Smalling; Spinazzola, Aouar, Pagano, Kristensen; Bove, Belotti, El Shaarawy / Trajner: Jose Mourinho