Teuta është mundur në ndeshjen miqësore ndaj Dinamos me rezultatin 1-2.Kjo përballje u zhvillua në “Olympik Park”, në kuadër të përgatitjeve para ndeshjes me Kukësin. Sfida u zhbllokua në minutën e 33′ nga Prodani dhe në të 42′ Jazxhi riktheu baraspeshën. Pjesa e parë u mbyll në barazim.Por rezultati ndryshoi në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 82′. Da Silva nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke vulosur fitoren e bluve në miqësore.

Gjatë miqësores nuk ka munguar tensioni dhe ekipet e kanë mbyllur me nga 9 lojtarë. Arbitri ka ndëshkuar fillimisht në pjesën e dytë me karton të kuq Lorenco Vilën e Teutës dhe Silvio Vokrrin e Dinamos për ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa në minutën e 90-të, Aldrit Oshafi i Teutës u kap me Redon Danajn e Dinamos. Arbitri kryesor, Mehmet Koçi, nuk toleroi dhe u nxorri direkt kartonin e kuq lojtarëve pas përplasjeve me njëri-tjetrin.