Presidenti Bajram Begaj ka mirëpritur miratimin e raportit për Shqipërinë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, duke theksuar se vendi është i vendosur dhe i përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në Union.
Në një postim në rrjete sociale, Kreu i Shtetit thekson se miratimi i këtij raporti është një vlerësim për reformat e ndërmarra në vend.
“Miratimi i Raportit për Shqipërinë në Komitetin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian është një vlerësim për reformat e ndërrmarra për përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Shqiperia është e vendosur dhe e përkushtuar në rrugën e saj evropiane për arritjen e objektivit strategjik, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.”, ka shkruar Begaj.





