ANGLI – Mjekët në Britaninë e Madhe i shpëtuan jetën një burri duke përdorur n jë trajtim jokonvencional – një sasi alkooli të pastër të injektuar në arteriet që furnizonin zemërn e tij. Ronald Aldom, 77 vjeç nga Portishead pranë Bristolit, pësoi një problem të pazakontë në zemër të quajtur ventricular tachychardia, dhe që mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk mjekohet në kohë. Mjekët qenë përpjekur të kryenini trajtimet e zakonshme, por nuk patën sukses.

Ata përdorën metanol të pastër për të shkaktuar një atak kardiak të kontrolluar dhe për të vrarë në këtë mënyrë disa nga muskujt e zemrës së tij. Procedura përfshiu vendosjen e një sonde në enët e gjakut dhe dërgimin e saj deri në zemër. Sapo sonda identifikon se nga cilat pjesë të zemrës vijnë aritmitë e rrezikshme, një dozë etanoli përdoret për të vrarë atë pjesë të muskulit të zemrës që po shkakton problemin dhe për të lejuar rikthimin në normalitet të ritmit të zemrës.

Kjo mënyrë e rrallë trajtimi është kryer vetëm pak raste në Britaninë e Madhe. Kardiologu Tom Johnson, i cili kreu procedurën në Institutin e Bristolit për Zemrën, thotë se klienti tashmë është shumë më mirë. “Unë nuk kisha dëshirë të dorëzohesha deri sa të bëja diçka dhe nuk kisha opsion tjetër,” thotë ai. Klienti thotë se është shumë i lumtur që mjekët bënë gjithçka që mundën për ta shpëtuar.