Kej Alvesh është një nga modelet që është në qendër të vëmendjes në Brazil, me 23-vjeçaren që tashmë është bërë pjesë e formatit “Big Brother VIP”.

Në një rrëfim të bërë së fundmi, ajo tregoi se pasi la volejbollin për t’u bërë pjesë e platformës “Onlyfans” fiton rreth 50 herë më shumë.Gjithashtu ajo tregoi dhe një histori të bujshme, duke akuzuar yllin e Brazilit dhe PSG-së, Nejmar, me këtë të fundit që i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku me motrën binjake të Alvesh.

“Ai u përpoq të flirtonte me motrën time, por pasi pa që ajo ishte e lidhur, filloi të merrej me mua. Por e dini se çfarë tha Nejmari? Se ai mund të bënte s*ks me të dyja ne dhe të kishte një lidhje me të dyja. Por ai e kishte gabim”, u shpreh 23-vjeçarja.