Gjatë mëngjesit të sotëm janë zhvilluar tetë ndeshje në Ligën NBA. Por vëmendjen e mori sfida mes Oklahoma City Thunders dhe Portland Trail Blazers, e cila u mbyll me fitoren e Oklahomas 128:120.

Gjatë çerekut të dytë, basketbollisti Bismack Biyombo humbi ndjenjat dhe u rrëzua në parket. Biyombo kolapsoi duke u rrëzuar pranë bankës rezervë ndërsa Thunder kishin një ‘timeout’.

Loja u ndërpre menjëherë, ndihma e shpejtë hyri në parket, por fatmirësisht s’kishte nevojë për ta. 31-vjeçari mori ndihmë dhe shkoi në dhomat e zhveshjes.

Biyombo po mbante kokën dhe ishte i çorientuar. Ai luajti vetëm ndeshjen e pestë për Oklahoman pasi nënshkroi kontratën më 10 shkurt.