Duket se vendimi i Nikolo Zaniolos për t’u larguar nga Roma nuk po përjetohet mirë nga tifozët verdhekuq dhe këtë e kanë treguar dhe pas humbjes me Napolin.

Një grup ultrasish kanë shkuar në shtëpinë e mesfushorit italian, duke shpërthyer në ofendime.

Ai u përpoq të arratisej, por u ndoq nga tifozët, deri sa i erdhi në ndihmë një patrullë policie për të qetësuar situatën.

Menjëherë pas kësaj, e ëma dhe e motra e Zaniolos denoncuan çdo gjë në rrjetet sociale, duke e quajtur të padrejtë dhe vulgare sjelljen e tifozëve verdhekuq.