E emocionuar është shfaqur Luiza Genga mbrëmjen e djeshme, ndërsa me medalje ari është shpallur kampione e Europës në  garën e 3000 metrave me pengesa, në kampionatin europian që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Në fotot e bëra publike në media, Gega shihet e përlotur ndërsa mbërrin finishin dhe falenderon Zotin.

Me kohën 9 minuta 11 sekonda e 31 të qindtat dhe duke shënuar edhe rekord për kampionatin europian, Gega përmirësoi gjithashtu me 6 sekonda rekordin që mbahej nga rusja Zaripova që prej vitit 2010.