Shumica e lëkurave të bananes përfundojnë në plehra. Por duket se ato kanë vlera të mëdha ushqyese për organizmin dhe veçanërisht për stomakun.

Bananet kanë shumë lëndë ushqyese të rëndësishme.

Një banane e vetme është e pasur me:

-Hekur, pasi ofron 12% të marrjes së rekomanduar ditore

-Vitaminë C, duke ofruar 17% të marrjes së rekomanduar ditore

-Vitaminë B6, duke ofruar 20% të marrjes së rekomanduar ditore

-Kalium, duke ofruar 12% e marrjes së rekomanduar ditore

-Magnezi, duke ofruar 8% të marrjes së rekomanduar ditore

Lëkurat e bananes nga ana tjetër duket se kanë edhe më shumë lëndë ushqyese, të cilat ndihmojnë:

– Tretjen

– Funksionin e sistemit imunitar

– Rritjen e qelizave

– Rritjen e indeve dhe organeve

Mund të provoni të hani lëkurën e bananes të pure, të skuqur, të pjekur apo edhe të zier. Sa më e pjekur të jetë banania, aq më e ëmbël është shija e lëvozhgës së saj.