Përdoruesit e iPhone janë paralajmëruar të mos i lënë pajisjet e tyre në karikim gjatë natës.

Shumica prej nesh janë fajtorë për këtë. Por kjo gjë mund të shkaktojë dëme në jetëgjatësinë e baterisë së iPhone-it tuaj. Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit që të shmangin karikimin për orë të tëra, nëse duan që pajisja e tyre të jetë jetëgjatë.

Një përdorues TikToku ka krahasuar iPhone-in e tij 13 Pro Max me 100% battery health me iPhone 13 të gruas së tij që u ble tre muaj pas lançimit, që aktualisht është në 93 për qind pasi ajo e mbante në karikim gjatë natës.

TikTokeri më pas shfaq një iPhone 12 Pro që e bleu një vit më parë dhe është ende në 100 përqind battery health.

Shomes thotë: “Gruaja ime e vendos telefonin e saj në karikim çdo natë para se të flejë dhe unë mund ta numëroj me gishtat e dorës sa herë e kam bërë këtë. Pra, nëse kujdeseni për shëndetin e baterisë tuaj, qoftë për rishitje apo për të marrë jetëgjatësinë maksimale të baterisë në baza ditore, atëherë duhet të mos karikoni iPhone brenda natës.”

Arsyeja që dëmton është se bateritë tona janë pak si ne, edhe ato mund të stresohen kur punojnë shumë.