Tre automjete janë aksidentuar në aksin Levan-Vlorë për shkak të motit të keq. Reshjet e dendura të breshërit janë bërë shkak i aksidentit. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur si “ Mbikalimi i Levanit”.

Rruga e rrëshqitshme si pasojë e shiut dhe mbetje inerte hedhur në të, duket se janë bërë shkak që 3 automjete të humbasin kontrollin e për pasojë të përplasen me trafik ndarëse në këtë pjesë të autostradës. Raportohet se ka vetëm dëme matëriale, pa lëndime në njerëz.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.