Në bashkinë Shkodër nga reshjet deri më tani nuk ka patur dëme serioze.

Në rrugën e Dukagjinit ka patur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet sot përmes një fadrome për largimin e tyre.

Ndërkohë në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda.

Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet, por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyrë pasi do të bëjë rikonstruksionin e plotë të urës.

Në disa zona ka patur dhe shkëputje të energjisë elektrike si pasojë e linjave të amortizuara.

Në bashkinë Vlorë, Selenicë dhe Himarë gjatë natës ka patur probleme vetëm në rrjetin e energjisë elektrike i cili ka lënë pa drita disa lagje të qytetit. Ndërkohë lundrimi detar edhe sot vijon të jetë i pezulluar.