Ndonëse freskët, dita e sotme ishte një ditë e bukur me diell.

Edhe pse ditë jave, sot sheshi “Liria”, bulevardi “Dyrrah” dhe kafenetë e qendrës së qytetit të Durrësit ishin plot me qytetarë.

Të moshuar, të rinj e fëmijë kishin dalë për të shëtitur, apo dhe qëndruar mes miqsh nën rrezet e diellit, që i kishin munguar qytetit pas disa ditësh me vranësira dhe shi.