Reshjet e shiut që filluan paraditen e së enjtes po pengojnë përkohësisht përpunimin e anijeve me grurë dhe çimento, që janë ankoruar në Terminalin Perëndimor, ndërsa në Terminalet e tjerë vijon puna normalisht.
Dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në port sot rreth orës 8:30.
Në Dispeçerinë e APD, mësohet se anijet “Moon” me 3.354 tonë çimento, “General Aslanov” me 4710 tonë grurë dhe “Pola Sofia” me 5499 tonë grurë të tjerë janë ankoruar në kalatat 1, 2 dhe 5 dhe kanë nisur të shkarkohen 2 ditë më parë.
Anijet kanë mbyllur përkohësisht hambarët, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit.
Ndërkaq në Terminalin Lindor po përpunohen pa probleme 2 anije të tjera me skrap.