Moti i keq vazhdon të sjellë pengesa për lundrimet në portin e Durrësit.
Si pasojë e erës së fortë dhe dallgëve të detit që arrijnë deri në 4-5 ballë, anijet e peshkimit janë lidhur në mol. Burime nga Kapitaneria e Portit bënë me dije se të gjitha peshkarexhat do qëndrojnë të bllokuara në mol deri në përmirësimin e kushteve të motit. Të gjithë armatorëve të peshkarexhave u është kërkuar të kenë kujdes për mjetet e tyre.
Ndërkohë, mësohet se të gjitha tragetet kanë mbërritur sipas orarit të caktuar dhe janë ankoruar normalisht. Gjithashtu, edhe për anijet e transportit të tonazhit të lartë nuk raportohet asnjë problem.
K.H.





