Moti në Durrës, 23-29 korrik 2013, javë ideale për plazh
DURRËS, 23 korrik 2013 – Moti në Durrës, në fund të korrikut 2013 po merr, si pa u ndier, formën e verës së vërtetë, pasi temperaturat më të larta ngrihen deri në 34 gradë, ndërkohë që meteorologët italianë paralajmërojnë për javën tjetër që në “Çizme” vapa afrikane mund të kapë edhe kufirin 40 gradë celsius.
Sipas parashikimeve të sajteve sinoptike evropiane, në bregdetin e Durrësit temperaturat më të ulëta do të ngrihen nga 17 gradë të martën e të mërkurën deri 19 gradë celsius të premten dhe të hënën, më 29 korrik.
Temperaturat më të larta, nga 32 gradë të martën e të enjten, do të ngrihen me një gradë deri të dielën, kurs më 29 gradë mund të arrijnë deri 34 gradë celsius.
Përgjithësisht, do të fryjë një erë e lehtë, kryesisht në mesditë, me shpejtësi 15-20 km/orë me drejtim nga veriperëndimi.
Java në vazhdim do të jetë ideale për plazh, duke shtuar edhe faktin se rëra dhe uji i detit janë më të pastër këtë vit.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Qiratë rriten, por fitimi mbetet i dobët/ Sa vite duhen për të rikuperuar paratë nga një apartament në Tiranë?
Mbyllet dita e 91-të e protestës, qytetarët: Nesër më shumë!
Demenca me trupat e Levit: 5 shenja të hershme që nuk duhen neglizhuar
UEFA Women’s Champions League 2026–27/ Emanuela Rusta drejton PSG- Eintracht





