Jose Mourinho është pezulluar me 4 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Turke të Futbollit.
Masa ndaj trajnerit të Fenerbaçes erdhi pas fjalëve në përfundim të derbit me Gallatasarain ku deklaroi se “kundërshtarët kërcenin si majmunë” dhe sulmit verbal ndaj arbitrit të katërt.
Mourinho është përmendur gjithmonë për karakterin e tij konfliktual dhe këtë po e tregon edhe në Turqi. Fenerbaçe është në vendin e dytë në kampionat, 6 pikë larg Gallatasarait kryesues.