Një treshe rumune gjykoi dje Turqi-Shqipëri, teksa kryesor ishte Ovidiu Hategan. Dy ishin rastet më flagrante për moviolë gjatë ndeshjes së djeshme. Fillimisht në minutën e 21-të është Bare që rrëzohet në zonë pas duelit me Tufan, por gjyqtari vazhdon lojën.Vendim i drejtë i rumunit, pasi nuk kemi të bëjmë me penallti. Ndërsa në minutën e 43-të, Ajhan shkakton një faull taktik pas një driblimi të Cikalleshit, që po nisej në kundërsulm.Arbitri vazhdon lojën, por pamjet filmike tregojnë se ka gabuar fatalisht. Duhet akorduar faull dhe ndëshkuar me karton të verdhë mbrojtësi Ajhan, që do të ishte i dyti për të dhe automatikisht me të kuq. Ky rast mund të ndikonte shumë në vazhdimësinë e lojës.
MOVIOLA/ Dy raste flagrante, mungon një karton i kuq për mbrojtësin turk
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rritet përdorimi i kokainës në Evropë, Spanja në krye të listës së qyteteve më të prekura
Paralajmërimi i analistit Hoxha: Mazhoranca të reflektojë, ndryshe protesta do ndizet
“Mbrëmë u takuam me Vanesën”/ Indri zbulon marrëdhënien me këngëtaren: Më erdhi spontanisht ta përqafoja
“Sa të jem unë kryeministër…”/ Netanyahu lëshon paralajmërimin e fortë ndaj Teheranit





