Pavarësisht vështirësive që po hasin forcat e kërkim shpëtimit në Turqi, ndodhin edhe mrekulli. Një vajzë 10-vjeçare u nxor nga rrënojat 90 orë pas tërmetit të së hënës.

Hilal Saglam kishte mbetur e bllokuar nën rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay. Ekipi i shpëtimit arriti të dëgjonte zërin e saj nga poshtë gërmadhave. Ata mundën që ta shpëtonin të voglën pas një pune prej 7 orësh.

“Vajza e plagosur, e cila u nxor me barrelë, u dërgua në spital për trajtim”, thuhej në një reagim të departamentit të zjarrfikësve të Antalya-s. Gjëja e parë që ajo kërkoi pasi u shpëtua ishte qumështi, thuhej më tej në deklaratë.