Monika Kryemadhi pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, në një prononcim për mediat u shpreh se gjyqtarët i lanë vetëm 3 orë kohë për të parë të gjitha provat.

Sipas saj gjyqtarët bënë një provokim për të dhe familjen e saj, duke i futur qëllimisht në një sallë me Metën dhe të tjerët.

“Po ju shpjegoj cfarë ndodhi, sapo pashë tre muskujtjerët e Edi Ramës dhe gjyqtarin Erion Cela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Arben Kraja, kur tha që Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin. Ju e dini që Ilir Meta u rrëmbye nga banditët.

E dyta kërkuam që të njohëm me provat që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na lanë vetëm 3 orë kohë. 3 orë janë shumë pak. I kam kërkuar edhe gjyqtarit dhe prokurorit, sepse dosjen që ju keni që në fakt qoftë prokuroria apo gjykata kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Kjo godina është departamenti i mashtrimit të Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat një përdorimshme të Edi Ramës”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nëse ishte i qetë Ilir Meta, Kryemadhi u përgjigj:

”Nuk flas farë për zotin Meta. Sot bënë një provokim për mua dhe familjen time. Ata e dinë marrëdhënien time dhe qëllimisht në kanë futur në një sallë.”