Për shkak të Covid-19 asnjë spektatorë nuk do e ketë të mundur të shohë nga afër garat e Lojërave Olimpike.

Ky është lajmi i njoftuar sot nga Ministri Japonez përgjegjës për Lojërat Olimpike, Tamayo Marukawa.Vendimi është marrë ditën e sotme nga bordi drejtues i Lojërave Olimpike.

Ky vendim është marrë në konsensus me Komitetin Olimpik Botëror si masë për shmangien e një tjetër vale të Covid-19.

“Është për të ardhur keq, që lojërat Olimpike do të zhvillohen në këto kushte. I kërkojmë falje të gjithë atyre që kanë blerë bileta”, u shpreh presidenti japonez, Hoshimoto.