Armand Broja është kthyer në objektivin numër një të Napolit. Gjithnjë e më shumë po flitet për shitjen e Osimhen, me klubin e kaltër që pritet të përfitojë deri në 90 milionë euro, para mëse të mjaftueshme për të zëvendësuar sulmuesin nigerian.Dhe me cilësitë e Osimhen drejtuesit e Napolit shohin bomberin shqiptar, i cili përveç fizikut, është i ri në moshë dhe mund të lërë gjurmë. Klubi italian ofron deri në 25 milionë euro, por ende nuk dihet qëndrimi i Chelseas.

Më siguri kjo ofertë nuk mjafton, pasi në Premier League janë klube të tjera që janë futur në garë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Së fundmi është ish-trajneri i Brojës te Chelsea, Frank Lampard, që e kërkon tek Everton.Skuadra nga Liverpool siguroi mbijetesën me shumë vuajtje dhe për sezonin e ri kërkohet një sulmues. Megjithatë, Chelsea nuk nxitohet, së pari do të marrë mendimin e trajnerit Tuchel, më pas mund të ketë një “ankand”, pasi në garë janë edhe Newcastle, West Ham dhe të tjerë.