Astronomët kanë kapur imazhin e parë të drejtpërdrejtë të një ekzoplaneti me teleskopin hapësinor James Webb. Ekzoplaneti, ose planeti jashtë sistemit tonë diellor, është një gjigant gazi rreth gjashtë deri në 12 herë më i madh se masa e Jupiterit. Ndodhet rreth 385 vite dritë larg nga Toka.

Planeti, i quajtur HIP 65426 b, është rreth 15 deri në 20 milionë vite – një planet “foshnjë” kur krahasohet me tokën, e cila është 4.5 miliardë vite. Ekzoplaneti mund të shihet në katër breza të ndryshëm të dritës infra të kuqe siç merren nga instrumentet e ndryshme të teleskopit James Webb.

Webb e sheh universin në dritën infra të kuqe, e padukshme për syrin e njeriut -dhe e bën atë observatorin e përsosur hapësinor për të zbuluar detaje rreth botëve të largëta. Ekzoplaneti u zbulua për herë të parë në 2017 duke përdorur teleskopin shumë të madh të Observatorit Jugor Evropian.

Instrumenti mori imazhe të planetit më pas përmes gjatësive të shkurtra valore infra të kuqe, por aftësia e Webb për të parë gjatësi vale më të gjata infra të kuqe mund të hedhë dritë mbi detaje të reja.