Rreth orës 01:35 të natës, është arrestuar një i ri në Durrës që po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në pranga ra shtetasi E. Sh. 33 vjeç, banues në Durrës. Ai u kap nga Shërbimet e Policisë nnë lagjen nr.11 duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.