Në orët e vona të mbrëmjes, policia e Durrësit ka kapur një vajzë të re që po lëvizte me një automjet. Pasi e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të paraqiste dokumentet e makinës dhe lejen e drejtimit, ka rezultuar se ajo nuk e kishte patentën.

Kështu, policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen K.S., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë më 1 shtator, rreth orës 23:05, në lagjen nr. 1 të qytetit. 21-vjeçarja ishte duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip “Ford”.