Ndeshja e parë e finales së Konferencës së Lindjes rezultoi spektakolare dhe plot ekuilibër, me Boston Celtics që fitoi 133-128 kundër Indiana pas kohës shtesë.

Ndoshta edhe më shumë se sa pritej, duke pasur parasysh se Indiana bëri një betejë pikë për pikë dhe gjithashtu pati një shans të madh për të mposhtur Boston.

Celtics e pa veten në disavantazh në -3 pikë në sekondat e fundit, por më pas barazoi me Brown dhe fiton 133-128 në kohën shtesë në një ndeshje për zemra të forta.

Pas këtij triumfi Boston udhëheq serinë e finaleve 1-0. Ndeshja e dytë do të jetë të premten.

Të gjithë titullartë e ekipit të Boston realizuan mbi 15 pikë, por diferencën në parket e bëri Jayson Tatum, me 36 pikë dhe 12 rebound.

Një parqijte mjaft e mirë edhe nga Holiday me 28 pikë dhe Broën me 26 pikë, i cili realizoi tripikëshin vendimtar.

Te Indiana spikati loja e grupit ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ndërsa spikati Haliburton me 25 pikë dhe 10 asiste.