Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur Leka Bungo.

Lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit e bëri të ditur vajza e tij, Alba Bungo, e cila i dha lamtumirën të atit në një postim në rrjetet sociale.

E bija zbulon se Leka Bungo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe se e humbi betejën.

“Luftove me semundjen me te rende te shekullit dhe humbe! U prehsh ne paqe dhe faleminderit qe ishe babai im”, shkroi Alba Bungo.

“Sot me duhet te bej gjene me te rende te jetes time. Te te them ty mirupafshim perjetesisht. E kujt? Atij qe desha me shume ne dynja, atij qe me mesoi cdo gje, atij qe me falte cdo gje, atij qe i besoja cdo gje. I shtrenjti im qe jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk te therrisja mbret. Luftove me semundjen me te rende te shekullit dhe humbe! U prehsh ne paqe dhe faleminderit qe ishe babai im. 

Krenare gjithmone pafundesisht per ty, mirenjohese perulesisht per cdo gje qe me mesove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria me e madhe ne dynja. Njerezit e medhenj jetojne ashtu sic jetove ti! E deshe dhe e respektove jeten ashtu sic vetem ti dije. Lamtumire deri sa te takohemi sic vetem ne te dy dinim. Ah sa te dua i vogli im! U prehsh ne paqe bashke me engjejt , engjelli im!🙏🏻🙏🏻💙💙💙”, shprehet vajza e tij në një postim në rrjetet sociale.