Sekretari i Përgjithshëm i OPEC, Mohammad Barkindo është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga drejtori ekzekutiv i Korporatës Nigeriane Shtetërore të Naftës, Mele Kyari.

“Humbëm Dr.Muhammad Sanusi Barkindo”, shkroi ai në Twitter duke njoftuar se 63-vjeçari u nda nga jeta mbrëmjen e të martës.

“Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, vendin tonë Nigerinë, OPEC dhe komunitetin global të energjisë”, shtoi Kyari.

Mohammad Barkindo do të jepte dorëheqjen nga detyra në fund të muajit korrik, pas 6 vitesh nën drejtimin e OPEC-ut.

OPEC është organizata e shteteve që eksportojnë naftë dhe përbëhet nga 13 vende.