Është ndërprerë për shtatë minuta ndeshja mes Freiburgut dhe Einchtracht Frankfurtit, e vlefshme për javën e dytë në Bundesligë. Edhe kjo ndeshje u ndërpre si shkak i protestave nga tifozët gjermanë.
Përveç hedhjes së sendeve nga tifozët në fushën e lojës, kësaj radhe u panë edhe dy aeroplanë të telekomanduar duke fluturuar gjithashtu mbi fushën e lojës.
Gjyqtari i ndeshjes pas kësaj urdhëroi skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes. Sidoqoftë, ndeshja ka rifilluar pas shtatë minutave – pasi u duk se situata u qetësua paksa.