Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet sot në banesën e fundit. Ndërkohë pranë Akademisë së Shkencave në sallën “Libri Enciklopedik” po zhvillohen homazhe në nder të tij. Nderimet kanë filluar nga ora 10:00 ndërsa në orën 12:00 ai do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Shumë persona kanë marrë pjesë në homazhe në ndër të tij ndërsa mes tyre kanë qenë të pranishëm edhe figura të njohura.

Mësohet se miqtë e tij pritet të bëjnë një muze për të pranë Gardës së Republikës.