Digjet mbi rezistencë punonjësi i pastrimit të Portit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne.
Viktima i moshës 55 vjeç ishte duke u ngrohur dhe ka rënë mbi rezistencë, ku ka marrë djegie në pjesën e përparme të trupit. Ai është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 55-vjeçari dyshohet të ketë pësuar infarkt dhe më pas ka rënë mbi rezistencë.