Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë Bujar Mehmeti. Po ashtu janë pezulluar 4 zyrtarë të policisë Farkë.

Vendimet kanë lidhje me ndërtimet pa leje në këtë zonë. Efektivët janë njoftuar nga drejtoria e standardeve në Policinë e shtetit se janë pezulluar, ndërkohë që vijon procesi i verifikimit.

Janë pezulluar nga detyra shefi i postës policore Farkë Flamur Sula, agjenti i policisë Alban Rama si dhe inspektori i zonës Nazmi Karreçi.