KINE –Boom-i i ndërtimeve të shumëkatësheve në Kinë nuk kursen as të vdekurit. Ndërsa vazhdojnë punimet për ngritjen e një tjetër gradaçele, një varr ngrihet mes themeleve të qiellgërvishësit të rradhës. Muri prej balte, i gjatë dhjetë metra, duket si një ishull i vogël mes morisë së hekurave që po shtrohen në bazamentin e gropës.
Ngjarja interesante është regjistruar në Taiyuan, në provincën Shanxi. Për të bindur familjen e të vdekurit që të lëvizë varrin, kompania e ndërtimit i ka ofruar këtyre të fundit 800 yuan, të barabartë me 128 dollarë. Duket se familjarët kanë pranuar dhe varri do të lëvizë së shpejti.
Ditë më parë një ngjarje tjetër tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, kur në mes të një autostrade kineze ngrihej një pallat 4-katësh. Pasi autostrada kishte përfunduar dhe ishte vënë në funksion, dy të moshuarit që banonin në atë shtëpi vendosën të lëviznin nga aty, pasi e kishin të pamundur të kryenin veprimtaritë e tyre të përditshme nga moria e automjeteve që qarkullonin çdo ditë.