Mohammed Alabbar themelues dhe pronar i EMAAR, kompanisë që do të ndërtojë portin e ri turistik të Durrësit në një konferencë me kryeministrin Edi Rama ka bërë me dije firmosjen e marrëveshjes për nisjen e ndërtimit të projektit.

Alabbar tha se i ishte mirënjohës qeverisë shqiptare dhe shtoi se kjo do të sillte përfitime për ekonominë shqiptare. Ndërsa përfundoi duke thënë se në rast të ndonjë gabimi gjatë projektit, do të kërkonte falje.

Alabbar: Do doja të thoja që koha do të tregojë se interesi ynë është krijimi i një jete të re, krijimin e besimit në një qytete, natyrisht rritja e punësimit, ekonomisë. Do të jetë shumë më tepër se ajo që mendojmë. Unë këtë gjë e kam bërë prej 30 vitesh, ajo që bëja 5 vjet më parë krahasuar me këtë që bëj tani është e pakrahasueshme, pasi tani njerëzit tanë duan më shumë argëtim. Sot nuk lidhet gjithçka me teknologjinë, por lidhet me faktin se çfarë jete do të krijojmë. Ne do të krijomë një gjë kaq të veçantë sa kur njerëzit të vijnë të mos duan të largohen kurrë. Do të marrim mendjet më të mira për të krijuar një gjë të bukur. Mendoj se bregdeti shqiptar ja vlen, mendoj se ekonomia shqiptare ja vlen. Për mua është privilegj që unë të marr pjesë dhe të vë në punë pasionin dhe dashurinë time për krijimin e kësaj jete në Shqipëri dhe në Durrës. Ju premtoj që kurrë nuk do ju zhgënjej zoti kryeministër. Por kur të bëj një gabim do vij tu kërkoj falje, u shpreh Alabbar.