Ndeshja e Timberwolves me Orlandon në Minesota, ishte e qetë deri në fund të pjesës së tretë, kur gjërat dolën jashtë kontrollit para stolit të mysafirëve pas një incidenti nga Austin Rivers dhe Mo Bamba.

Gjithçka filloi kur Rivers i tha diçka stolit të Orlandos, Bamba u ngrit nga vendi dhe Rivers e goditi me grusht.

Më pas, një grumbull lojtarësh dhe stafi u gjendën në përleshje, ku ishte e vështirë të ndërhynin për t’i ndarë.

Gjyqtari u detyrua të nxirrte nga loja 5 lojtarë.