Autori i aksidentit në Itali është Salim el Koudri, 31-vjeçari italian me origjinë marokene, i lindur në Bergamo dhe banor i provincës së Modenës.
Pasi mori arratinë, policia bëri të mundur arrestimin e personit që mori përpara grupin e këmbësorëve në Modena, teksa të plagosur mbetën 7 persona. Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Autori nuk kishte precedentë penalë, teksa sipas mediave italiane ai ka deklaruar se veproi “nga pakënaqësia sepse ndihej i ngacmuar”.
Makina gjithashtu u përplas edhe me një vitrinë dyqani dhe një biçikletë, teksa mbeti e bllokuar në trotuar.
Autori është larguar në këmbë, teksa po largohej nxori thikën dhe sulmoi një kalimtar, por u ndalua nga qytetarët.
Karabinierët, policia lokale dhe helikopterë emergjence nga Bolonja dhe Pavullo mbërritën në vendngjarje. Kryebashkiaku Mezzetti falënderoi qytetarët që ndaluan shoferin, duke parandaluar një tragjedi më të madhe.
Terrorizmi është përjashtuar dhe ngjarja po hetohet si një akt kriminal individual.





